Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset 24-vjeçarja në Laç

Një 24-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Laç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, në banesën e shtetasit A.G. në lagjen Nr.2 në Laç-Kurbin, ndërsa bombola e gazit ishte e vendosur në ballkonin e apartamentit.

Për pasojë është lënduar shtetasja M.G. 24 vjeçe e cila është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë, aktualisht nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor në bashkëpunim Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?