Shpërthen në flakë makina në ecje, “zhduket” pronari (Foto)
Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për automjetin tip ‘Audi blu’, me targa AA457HY F.Ll, ndërsa nuk dihet se kush është pronari.
Të njëjtat burime theksuan se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike që ka shkaktuar masë në bllokun e siguresave.
Sapo u njoftuan për ngjarjen, forcat policore dhe ato të zjarrfikëses kanë shkruar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në motor.
Portali informativ “BalkanWeb” ka siguruar foto nga momenti i djegies së automjetit.
Sakaq, policia vijon hetimet në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.
/BW


