Shpërthim me eksploziv në makinën e biznesmenit. Ja ku ka ndodhur ngjarja
Aktualitet E Martë, 1 Qershor 2021 15:00
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme.
Një sasi eksplozivi, e dyshuar si tritol ka shpërthyer në një makinë në fshatin Fushë Bulqizë.
Mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e pasme të mjetit që është në pronësi të një biznesmeni të kromit.
Burime nga policia thanë se mjeti i përkiste qytetarit me inicialet F. D., administrator i një galerie kromi.
Kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit.

