Shpërthimet me tritol në Tiranë, 6 te shoqëruar, mes tyre kushërinjtë e Emirjon Gjutës

Policia  e Tiranës shoqëron 6 persona të dyshuar për shpërthimet me tritol të ndodhura me 10 shkurt në Tiranë. Mësohet se shoqërimi i tyre në Drejtorinë e policisë në kryeqytet është bërë gjatë orëve të  natës.

Në mesin e të ndaluarve janë dhe dy kushërinj të Emirjon Gjutës, Muhajdin e Pajtim Gjuta. Emirjon Gjuta, është djali nën identitetin e te cilit ishin regjistruar kartat telefonike nga u komanduan shperthimet.Dy kushurinjtë e Gjutës  po merren në pyetje nga 2 prokurorë të Krimeve të Rënda  dhe hetues të Drejtorisë së Përgjithme të Policisë së Shtetit.

Ende nuk dihet se çfarë dy të ndaluarit kanë deponuar pranë  policisë, por sipas hetuesve dhe hetimeve paraprake dyshohet se shoqërimi i tyre në polici është bërë për të hedhur dritë mbi ngjarjet e bujshme në Tiranë. Me 16 shkurt  gjykata vendosi dy javë arrest me burg për 24-vjeçarin Emirjon Gjuta.Kjo sipas Prokurorisë do të jetë koha e mjaftueshme për të përcaktuar rolin e të pandehurit Gjuta në tre episodet e ndodhura në Tiranë brenda pak orëve.

SHKARKO APP