Shpërthimet me tritol, RENEA për pak orë prangos 8 persona

Ashtu siç paralajmëruar nga drejtuesit e policisë se shumë shpejt do të arrestohen përgjegjësit e shpërthimeve me tritol, prej mbrëmjes së djeshme kanë dalë në terren forcat speciale të RENEA-as,që kanë arrestuar deri tani 8 persona, si të dyshuar në përfshirjen e shpërthimeve me tritol gjatë ditëve të fundit. Arrestimet janë kryer me vendim të gjykatës, dhe është ekzekutuar brenda pak orëve arrestimi i 8 personave të cilët aktualisht janë duke u marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë se Qarkut Tiranë, si të dyshuar në përfshirjen e shpërthimeve me tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm, si dhe vendosjen e tritolit në stacionin e autobusëve në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Mbi këto arrestime Policia nuk ka dhënë ende detaje, por deri më tani janë konfirmuar vetëm emrat e dy të arrestuarve që janë Pajtim dhe Nuredin Gjutës, me origjinë nga Kukësi. Ata janë prangosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga RENEA. Pas këtij operacioni, ku nuk përjashtohen arrestime të tjera, pritet zbardhja e detajeve të tjera. Që prej 10 shkurtit kur edhe shpërthimet tronditën kryeqytetin, hetimet janë drejtuar nga prokuroria për Krime të Rënda dhe vazhdojnë deri na zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve.

SHKARKO APP