Shpërthimet ndaj babait të ministrit Tahiri, arrestohen 2 pjesëtarë të familjes Gjutaj

Të afërm të Emirjon Gjutës, i cili ka shitur kartën SIM të telefonit që do të përdorej për shpërthimin e tritolit te rruga “Vasil Shanto” më 10 shkurt, janë arrestuar paraditen e sotme. Ata ajnë prangosur  i të dyshuar në lidhje me bombat që kanë pasur edhe si objektiv babain e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Dy prej të arrestuarve, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë Muhedin Gjutaj dhe Pajtim Gjutaj. Të afërm me njëri-tjetrin, përkatësisht xhaxhai dhe nipi,  Gjutajt janë ndaluar nga blutë e kryeqytetit që në orët e para të mëngjesit të sotëm si të dyshuar në atentatet ndaj familjes Tahiri. Më 10 shkurt shpërthyen dy eksplozivë ku në një prej tyre objektivi ishte babai i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Njëra prej tyre ishte vendosur te farmacia e Bashkim Tahirit dhe shpërtheu duke shkaktuar dëme materiale, ndërsa bomba tjetër ishte e vendosur në vendin ku parkonte zakonisht makinën babai i Saimir Tahirit, por nuk shpërtheu, kjo sipas hetuesve,  për shkak të një defekti teknik.  Emirjon Gjuta u arrestua disa ditë më parë, pasi ai dyshohej se i kishte shitur kartën SIM,personit që aktivizoi shpërthimet dhe pretendohet se ka dijeni e njohje me të, ndonëse nuk është pranuar nga ky i fundit. Megjithatë, pas arrestimit të tij janë vënë në pranga edhe dy të afërm të tjerë të familjes Gjuta.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?