Shqetësimet amerikane të Taulant Ballës
Nga Daniel Muçaku dhe Jonida Halili-
Taulant Balla tha nga Brukseli se do të bëjë padi penale ndaj PD dhe disa figurave të saj në lidhje me ato që kanë akuzuar se ka gisht në vrasjen e avokatit në Elbasan, i cili sipas medias zotëronte një kopje të CD ku dilte emri i Taulant Ballës me bandat e Elbasanit.
Ndërkohë Berisha dhe opozita po kërkojnë hetime për këtë rast si dhe pse gjyqtarja e prokurori vendosen urgjent djegien e krejt dosje ku dilte emri i politikanit Taulant.
Për të qenë korrekt me fjalën dhe faktet, duhet që PD të paraqesë kërkesën për komision hetimor parlamentar ose të bëjë kërkesë në prokurori apo SPAK që kjo dosje të rihapet.
Nuk bëhet sqarimi vetëm me akuza nga selia e PD.
Por fill pas kësaj stuhie e cila ka plasur në parlament dhe në publik mësohet se ambasada amerikane po tregohet shumë e kujdesshme në takimet me Ballën. Mundet të jetë se ata marrin informacione nga shumë kanale dhe dijnë diçka…
Sidoqoftë Taulant Balla pas këtyre sulmeve po tregohet më amerikan se sa vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim. Bile ka filluar supërlativa për ambasadoren, e cila nuk ka nevojë për elozhe, sepse ajo mbetet lart si ambasadore aq me tepër se përfaqëson SHBA.
Ja se çfarë Taulant Balla ka postuar në facebook sot pasdite:
Taulant Balla ka edhe një hall me Irfan Hysenbelliun, të cilin e la në baltë, ndërsa darkonte dhe flinte në “Prestige Resort”. Irfani di shumë por akoma nuk po flet!
Ndaj i zënë nga paniku që e ka kapluar nga deshmitë që po i dalin përditë nga të penduarit apo anëtarët e grupeve kriminale në Elbasan, po dhe nga lufta e ftohtë që i ka shpallur ambasada amerikane, i alarmuar nga faktet tronditëse që po bëhen përditë publike; Taulant Balla organizon me pompozitet një akvtitet të hapjes se një zyre private amerikane në partneritet me ish deputetin Alket Hysenin, i akuzuar edhe ky nga opozita për grabitje pronash në Jug deri në piken sa Kryeministri Rama vendosi të mos e kandidojë më si deputet për shkak të skandaleve që priteshin të bëheshin publike, dhe që mënjëherë pas zgjedhjeve u konkluduan me arrestime në kadastren e Sarandes.
Ajo që të bën përshtypje është që një ngjarje e cila nuk ka asnjë rëndësi politike apo diplomatike siç është hapja e një zyre konsulence, si me dhjetra te tjera që hapen në Tiranë, Taulant Balla organizon grupin parlamentar të PS dhe bën një ceremoni në hotelin ish Sheraton e ku flet me elozhe për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, madje me doza te pështira servilizmi ndaj ambasadores Kim, gjoja për ti hedhur hi syve publikut për vendimin e marrë prej tyre për të mos e takuar më Taulant Ballën.
Natyrisht që është në hall të madh se ajo dosje do hapet e ku thuhet se një kopje e DVD ndodhet në dorën e Berishës, i cili mund ta përdorë gjatë fushatës elektorale.
Por ajo që bën përshtypje është përdorimi i figurave politike si Milva Ekonomi apo deputetë të PS-së që marrin pjesë të detyruar në një aktivitet që nuk ka asnjë bekim zyrtar nga qeveria, por as nga ambasada amerikane, por me shumë si promovim biznesi për shokun e tij Alket Hyseni.
Kjo gjë rëndon mbi kryeministrin Rama që nuk ka asnjë lidhje me bandat e Elbasanit dhe as që po mundohet ta shmangë Ballën nga hetimi që pritet të nisë në SPAK.
Edi Rama ka dhënë prova kur ka hedhur anëtarë kabineti apo të tjerë të cilët shfrytëzonin emrin e tij dhe të PS për interesa personale. Rama u ka thënë shkurt: Gjeni avokat personal! PS-ja nuk ka punë me ju.