Shqipëri, lindjet nga nënat adoleshente në rënie

Fenomeni i lindjeve në mosha të vogla po njeh një trend zbritës në vendin tonë. Shqipëria renditet e pesta ndër vendet Europiane për numrin e femrave që lindin nën moshën 20-vjeç.

Numri i nënave adoleshente në Shqipëri është ulur lehtë vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në vitin 2017, 5.6% e lindjeve në vend u kryen nga adoleshente, ndërsa në 2018 kjo shifër pësoi një rënie të vogël në 5.2%.

Kjo shifër mbetet e lartë krahasuar me vendet e tjera Europiane. Në një renditje përsa i takon lindjeve nga nëna me moshë nën 20-vjeç Shqipëria listohet e pesta. Vendin e parë e mban Bullgari, ku 12,5% e lindjeve janë kryer nga nëna adoleshente. Më pas vijnë Rumania, Hungari dhe Sllovakia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa më e madhe e lindjeve në vend, 35.6%, janë ato nga nëna të moshës 25 deri në 29-vjeç. Ndërsa lindjet te gratë mbi 40-vjeç vijojnë të mbeten të ulta. Ato vitin e kaluar ishin vetëm 1,5% e numrit të gjithë lindjeve në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?