Protestat, Ambasada e Amerikës: U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi
Ambasada e Amerikës në Tiranë, ka reaguar për protestat, ku apelon palët për vetëpërmbajtje dhe qetësi. Thirrje vjen në një moment kur u pa që sonte protesta doli jashtë kontrollit.
“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, thuhet në reagim.
Protesta e studentëve është përshkallëzuar në dhunë dhe përplasje mes të rinjve dhe policisë.

