Shqipëria, destinacion në rritje/ Le Figaro: Vendi më sfidues për të tërhequr turistët e huaj
Shqipëria po transformohet në një destinacion të mirfilltë për turistët europianë. Media franceze Le Figaro shkruan se për një kohë të gjatë konkurrenca për thithjen e turistëve ishte midis Spanjës, Italisë, Greqisë e Kroacisë por tashmë destinacione shumë të veçanta si Shqipëria, po ofrojnë të njëjtat gjera si diell, det, trashëgimi dhe gastronomi me çmime shumë më ekonomike.
Shqipëria mund të konsiderohet si sfiduesi më dinamik në Mesdhe. Vendi priti 11.7 milionë vizitorë në vitin 2024 dhe numri i vizitorëve është rritur me 82% që nga viti 2019.
Le Figaro shkruan se transformimi vitet e fundit është i fortë dhe është e vështirë të imagjinohet që ajo mbeti e mbyllur për botën deri në fillim të viteve 1990, pas më shumë se dyzet vjetësh diktaturë.
Media franceze thekson se transformimi I Shqipërisë në destinacion lidhet pjesërisht nga çmimi pasi një dhomë buzë detit ende kushton midis 20 dhe 40 euro për natë, dhe një vakt rreth 7 deri në 10 euro. Për shërbime të krahasueshme, një qëndrim mbetet 30 deri në 50% më i lirë se në Greqi ose Itali.
Në sezonin e lartë, lokalet më të mira tani arrijnë çmimet nga 100 deri në 150 euro, një shenjë e një lëvizjeje graduale drejt tregut më të lartë.
Në jug, Riviera ofron peizazhin më spektakolar, me detin e saj ngjyrë bruz dhe fshatrat që ngjiten në shpatet e maleve. Më në veri, Durrësi shtrihet në bregdet, ndërsa Tirana, kryeqyteti, përzien fasadat shumëngjyrëshe me të kaluarën e saj komuniste. Kruja ofron pamje panoramike të Adriatikut, Apollonia shfaq mbetjet e një qyteti të lashtë mes kodrave dhe ullishteve, dhe qetësia mbretëron në lagunat dhe pyjet e Butrintit shkruan Le Figaro.
Por natyra shqiptare ofron shumë edhe për vizitorët e interesuar pas aventurave. alpinistët që kërkojnë shtigje jashtë shtigjeve të njohura do të gjejnë një parajsë të vogël në Alpe.
Turizmi shqiptar e ka nisur vitin me ritme rekord. Gjatë tremujorit të parë, të ardhurat nga vizitorët e huaj sipas Bankës së Shqipërisë arritën mbi 1 miliard euro, duke u rritur me 14.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për tre muajt e parë të vitit, duke konfirmuar zgjerimin e sezonit turistik përtej muajve të verës.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, përgjatë 5 muajve të këtij viti vendi ka mirëpritur mbi 3.7 milionë vizitorë të huaj, duke shënuar një rritje më 8.1% krahasuar me një vit më parë.
KOHA JONË SONDAZH

