Shqipëria e pisët/Beqiri: Fieri, Lushnja dhe Lezha më të ndotura

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri ka prezantuar ditën e sotme gjendjen e mjedisit në vitin 2016, dukë bërë të ditur se Tirana vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në rang vendi.

Fieri, Lushnja dhe Lezha janë 3 qytete ne rang vendi potencialisht të ndotura. Ndërsa Tirana vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në rang vendi. Shfaqet problematik edhe Korça, vetëm periudha e dimrit, shkaku ngrohja me dru zjarri”, thotë Beqiri.

Drejtori thotë se buxheti i AKM nga 2014 në 2017 ka ardhur në rënie të ndjeshme me gati përgjysmimin e tij. “Megjithatë pavarësisht buxhetit, monitorimi nga 2014 ne 2017, sipas treguesve performanca në rritje të ndjeshme në çdo komponent”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beqiri thekson se ndotja akustike, pas cilësisë së ajrit janë niveli dytë i riskut për shëndetin publik. “Tirana me problematikja; ditën 17.23% më lart se norma e lejuar , natën 24.91% më lart se norma e lejuar”, thotë Beqiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për sa i përket ndotjes së ujërave detare, drejtori i AKM shprehet se ka një përmirësim të dukshëm edhe pse 5 pika janë ende problematike.

“Problem ende mungesa e informimit dhe infrastrukturës nga pushteti vendor. Lumenjtë dhe liqenet nuk kane ndryshim nga 2015. Bashkitë ende punë të dobët, pavarësisht ndarjes së re territoriale, në drejtim të ndotjes e menaxhimit të mbetjeve”.

Beqiri shprehet se 15 specie drunore janë në rrezik zhdukje. “Moratoriumi do të sjellë padyshim një ripërtëritje të mbulesës së tokës”, shprehet ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?