FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se Shqipëria është ngjitur në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në vitin 2025.

Sipas indeksit prestigjioz National Cyber Security Index (NCSI), Shqipëria është rritur me 39 pozicione krahasuar me vitin 2023.

“Një tjetër arritje për Shqipërinë në fushën e sigurisë kibernetike!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas National Cyber Security Index (NCSI), vendi ynë është renditur i 15-ti në botë për vitin 2025 – një ngritje të rëndësishme prej 39 vendesh krahasuar me vitin 2023!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky sukses reflekton punën intensive në:

Përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional

Forcimin e reagimit ndaj incidenteve kibernetike

Rritjen e ndërgjegjësimit publik

Mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe të dhënave personale

Me 85 pikë të plota në NCSI, Shqipëria tregon se siguria kibernetike nuk është më thjesht një sfidë – por një prioritet kombëtar, i Qeverisë Shqiptare dhe Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Një histori suksesi që konfirmon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në hartën digjitale globale“, shprehet Balluku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?