Shqipëria nën pushtetin e akullit, ngricave dhe borës. Minus 17 gradë!

Gjatë 24 orëve të fundit, situata e emergjencave për shkak motit të ashpër, paraqitet e qëndrueshme në shkallë vendi, dhe është menaxhuar mirë nga strukturat e posaçme për përballimin e këtyre problematikave.
Njësitë lokale të emergjencave, Policia e Shtetit, pushteti lokal e çdo institucion i ngarkuar sipas ligjit për raste të tilla, kanë qenë në gadishmëri për t’i ardhur në ndihmë çdo familjeje apo shtetasi. Nga informacionet e mbledhura në Drejtorinë e Emergjencave Civile, situata deri në orën 10:45 të ditës së sotme paraqitet:

QARKU KUKËS Të gjtha akset rrugore janë të qarkullueshme me zinxhirë. Në rrugën e Kombit po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e saj nga bora dhe akulli. Akset Kukës- Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Akset rurale Kukës-Shishtavec, Kukës-Shën Mëri dhe Surroj-Arrën, vijojnë të jenë të bllokuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akset rurale të Njësisë Administrative Gjinaj, bashkia Has, janë bllokuar nga reshjet e dëborës, gjithashtu ka pasur mungesë të energjisë elektrike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në qytetin e Kukësit edhe atë të Hasit është rikthyer energjia elektrike pas ndërhyrjes së specialistëve të OSHEE, por mungesë energjie ka pasur në disa fshatra të Njësive Administrative, Bicaj, Tërthore, Zapod, Malzi, Grykë Çajë, Arrën, Kalis, Bushtricë dhe Ujmisht.

Një shtetase e cila kishte probleme shëndetësore në Fshatin Berishë të bashkisë Tropojë është transportuar drejt spitalit të Tropojës për mjekim më të specializuar. Nga informacioni i fundit shtetësja S.T. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

QARKU DIBËR Aksi rrugor kombëtar, Qafë Bualli-Peshkopi, njësia administrative Maqellarë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor ndërsa janë angazhuar 4 mjete borëpastruese. Akset rrugore Peshkopi -Lurë, dhe Peshkopi –Selishtë janë të bllokuara. Rruga Ura e Çerenecit-Steblevë, është hapur dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë. Aksi rrugor Peshkopi-Kala e Dodës, qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë. Në Njësinë Administrative Baz, Rukaj, Komsi, është rikthyer energjia elektrike.

QARKU SHKODËR Aksi rrugor Pogë-Qafë Thore-Theth është i bllokuar dhe nuk ka borëpastruese nga firmat kontraktore. Në malin e Shoshit ka mbi 1 m dëborë dhe po punohet për zhbllokimin e këtij aksi ndërkohë firma kontraktuese ka hapur rrugën deri në fshatin Kir dhe po vazhdon drejt Bregut të Lumit. Në tre njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult nuk ka energji elektrike. Me kërkesë të Prefektit të Qarkut Shkodër dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile ka shkuar në ndihmë për Bashkinë Shkodër një traktor me zinxhirë nga Ministria e Mbrojtjes për hapjen e segmenteve të bllokuara.

Aksi Fushë Arrëz – Pukë është i qarkullueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë dhe Pukë-Qelëz janë të pa kalueshëm dhe po punohet për hapjen e rrugës me 2 borëpastruese.

Akset rrugore Fushë Arrëz-Iballë, Qafë Mali-Fierzë dhe Qafë Shllak – Kukës janë të bllokuara pasi trashësia e dëborës arrin në 1 m. Po punohet për hapjen e dy rrugëve.

Me energji elektrike furnizohet vetëm qyteti i Fushë Arrësit. Segmenti rrugor Bogë-Qafë Thore, Selcë (Shkemb i Kuq) – Budaqë (Vermosh) janë të bllokuara. Në vendin e quajtur “Gropat e Selcës” ka rreth 70 cm dëbore, po punon një borëpastruese për mbajtjen hapur të rrugës.

Fadroma e dërguar nga Forcat e Armatosura nuk ka mundur të ndërhyjë në Malësinë e Madhe, pasi ka prani të madhe të dëborës së ngrirë.

Ka vështirësi qarkullimi në Urën e Spatharit në aksin rrugor Vau Dejës – Shkodër si rezultat i ngricave.

Policia është duke monitoruar situatën ndërsa pushteti vendor ka hedhur kripë në rrugë.

QARKU LEZHË Aksi rrugor Kallmet-Ungrej është i qarkullueshëm me zinxhirë. Aksi rrugor i njësisë administrative Milot-Skurraj është hapur nga forcat e bashkisë Kurbin dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë. Akset rrugore rurale të njësive administrative, Fan, Orosh, Selitë dhe Kaçinar, janë të qarkullueshme me zinxhirë.

QARKU ELBASAN Aksi rrugor Librazhd – Stëblevë vazhdon të jetë i bllokuar, po punohet me mjete borëpastruese për hapjen e tij.  Segmenti rrugor Lunik-Stëblevë vazhdon të jetë i bllokuar, po punohet për hapjen e këtij segmenti. Në njësinë administrative Labinot Mal është rikthyer energjia elektrike, ndërkohë në Njësinë Administrative Stëblevë energjia mungon, për shkak se mjetet e OSHEE nuk mund të kalojnë në këtë aks rrugor të bllokuar nga dëbora e madhe. Njësia Admistrative Kodovjat, bashkia Gramsh, pjesërisht nuk kanë energji fshatrat, Fushës, Zenelas, Kullollas.  Njësia Administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, fshati Bletëz, Siman, pjesërisht pa energji. Njësia Administrative Stëblevë, bashkia Librazhd, fshati, Zabzun, Borovë dhe Fushë Studio, nuk kanë energji.

QARKU KORÇË Aksi Pogradec- Qafe Thanë, i qarkullueshëm pa zinxhirë. Pogradec-Qafë Plloç, i qarkullueshëm me zinxhirë. Petrushë-Korçë-Dogana Kapshticë, i qarkullueshëm pa zinxhirë. Aksi rrugor Zëmlak-Liqenas-Dogana-Goricë, i qarkullueshëm me zinxhirë. Libonik-Lozhanë-Grabovë, i qarkullueshëm me zinxhirë. Korçë-Qafë e Qarit-Ersekë, i qarkullueshëm me zinxhirë. Ersekë-Çarshovë, i qarkullueshëm me zinxhirë. Korçë-Dardhë, i qarkullueshëm me zinxhirë. Korçë-Voskopojë, i qarkullueshëm me zinxhirë. Energjia elektrike në këto zona është rikthyer.

QARKU VLORË Gjatë gjithë natës në Qafën e Llogarasë firma kontraktore ka punuar me mjete dhe forca duke hedhur kripë dhe skorje në rrugë.

Në Qafën e Muzinës nuk ka pasur reshje dëbore, por ky segment mbahet në monitorim nga Policia Rrugore dhe firma kontraktore. Qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht pa zinxhirë.

Nuk ka raportime për probleme nga njësitë administrative.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente.

Parashikimi për nesër, 8 Janar 2017

Gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të çrregullta, por shumë i ftohtë.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:

Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në -21°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -9°C.

Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në -9°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -2°C.

Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në -6°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 0°C.

***************

Temperatura zyrtare ka arritur në minus 17 gradë në Pukë. Thirrja e organëve shtetrore mbetet :Kujdes, mos dilni në rrugë me makina!

Situata është alarmante, sidomos në Veri dhe në Verilindje të vendit. Akulli dhe ngricat kanë pushtetin absolut në Shqipëri për shkak të temperaturave tepër të ulëta, të cilat duket se do vijojnë deri të martën. Ministria e Brendshme po monitorin situatën, ndërsa ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka vijuar ndjekjen e situatës së krijuar si pasojë e reshjeve të dëborës dhe temperaturave, duke zhvilluar një sërë inspektimesh dje në qarkun e Dibrës. Pardje ishte në Kukës.

Ndalesa e parë e Ministrit Dervishaj për ditën e djeshme ishte në Qafë Buall në Bulqizë, ku qarkullimi i mjeteve është pa probleme. Dervishaj tha se pavarësisht motit të ditëve të fundit, janë marrë masat dhe nuk ka asnjë problem në levizjen e mjeteve. Megjithatë ai i bëri apel drejtuesve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të pajisen me zinxhirë, sidomos kur lëvizin në zona të qaktuara ku ka prani akulli.

Më tej Ministri Transportit dhe deputeti i zonës Përparim Spahiu, u ndalën në Urën e Çerenecit, që lidh Bulqizën me zonën e Librazhdit. Dervishaj dha një panoramë të plotë të situatës së qarkullimit, duke theksuar se nuk ka asnjë problem në qarkullim në akset kombëtare rrugore.

sok

Në foto: Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj dje në mbrëmje në rrugët e Dibrës duke kontrolluar situatën

“Situata e akseve kombëtare është në monitoroim të vazhdueshëm, dhe janë marrë masat e domosdoshme. Ministria e Transportit dhe institucionet e tjera kanë marrë gjithë masat për përballimin e situatës. Por në këto ditë dua ti lëshoj një apel edhe personave të zgjedhur, që të mos bëjnë deklarata për përfitime politike. Në këto ditë duhet të jemi të kujdesshëm, pasi deklarata të nxituara ngjallin panic të panevojshëm. Në këto ditë është e rëndësishme të solidarizohemi për të tejkaluar situatën. Në lidhje me firmat kontraktore deri tani, kanë punuar siç duhet duke u angazhuar me punonjës shtesë dhe duke hedhur sasi të mëdha me kripë rreth 1 mijë tonë. Është e rëndësishme që qytetarët veçanërisht në zonat malore të perdorin zinxhirët”.

Ministri Dervishaj dhe deputeti Spahiu, kanë vijuar më tej në zonën e Maqellarë- Peshkopi, ku pati bllokime gjatë orëve të drekës. Dervishaj tha se pas një problematike rruga është hapur me një korsi dhe nuk ka asnjë makinë të bllokuar. Megjithatë problem mbetet era e fortë që kthen borën në rrugë. Megjithatë Ministri përsëriti faktin, se që të evitohen këto probleme drejtuesit duhet të përdorin zinxhirët sidomos në akse të veçanta.

Po kështu ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar nonstop të monitorohet situata e akseve rrugore si dhe janë në lidhje me çdo bashki të vendit për situatën. Kurse Ministria e Shendetsisë po qëndron në gatishmeri për çdo emergjencë njërëzore si dhe duke aplikuar shërbimin 24 orësh në spitale e kudo ku ka qendra shendetsore.

Por pushteti i natyrës, herë pas here, mbizotëron pasi temperaturat janë të pandodhura asnjëherë në këto përmasa. Tirana ka ngrirë, uji në çezma nuk ka , si kudo në Shqipëri, pasi gjithçka e komandon akulli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?