Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, Andoni: Më parë të miratohej Rezolutë për Gazën

Shqipëria shpalli këtë të martë Iranin si shtet sponsor të terrorizmit. Me 79 vota pro dhe 1 abstenim, Kuvendi miratoi rezolutën e propozuar nga PS në të cilën thuhet se “Kuvendi i Shqipërisë shpall Republikën Islamike të Iranit si Shtet Sponsor të Terrorizmit dhe si shtet që përdor mjete terroriste në ndjekje të objektivave të tij të politikës së jashtme”.

Analisti Ben Andoni thotë se Shqipëria përpara se të miratonte rezolutën për shpalljen e Iranit si shtet sponsorizues i terrorizmit, duhet më parë të kishte miratuar Rezolutën për Gazën (ku sulmet izraelite kanë vrarë mbi 70 mijë persona). Sipas Andonit, kompleksi i Shqipërisë dhe qeverive në pushtet ndaj SHBA-së është tejet i madh, gjë që ka çuar sipas tij edhe në miratimin me nxitim të kësaj Rezolute.

”Duhet kujdes me procedura për Rezoluta të tilla. Ne e dimë se ç’ka bërë Irani. Irani ka ndihmuar si pak vende kulturën tonë. Ne duhet të ishim të kujdesshëm që shumë gjëra Iranit t’ja kishim thënë me kohë dhe jo vetëm kur ata bënë ata sulmin kibernetik, që akoma nuk është i konfirmuar, por që ka indicie që u bë nga Irani. Shqipërisë i takonte kohë më parë që të bënte Rezolutën për Gazën. Opozita mungoi sepse nuk mund të jetë dekor, sidomos përballë akteve të mëdha që bën një Parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht se e dimë se Rezoluta nuk ka ndonjë peshë të madhe. Shpreh vetëm qëndrimin për një çështje të caktuar. Me atë që kuptoj, investimi shumë i madh i Ramës ndaj Izraelit, megjithë koeficientët shumë të lartë të arritjeve dhe precizionit që kanë ata, mendos se është i tepruar. Kompleksi jonë ndaj SHBA-ve është jashtëzakonisht i madh. Ky kompleks na ka bërë të paktën të jetë i lidhur me dijen tonë të mbijetesës shtetërore. Shqipëria është produkt i zyrave ndërkombëtare”, tha Andoni në ”Report Tv”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 7302 (61.5%)
Jo 4580 (38.5%)

Vota totale: 11882