Shqipëria si Kolumbi.Çfarë u zbulua në fabrikën e drogës. Reagon familja e diktatorit Hoxha dhe Berisha

Çfarë u zbulua në fabrikën e drogës

Goditja e një organizate kriminale me të paktën 11 persona të përfshirë dhe sekuestrimi i sasive të konsiderueshme të kokainës nuk ka qenë një rastësi. Prej disa kohësh, autoritet policore gjermane kanë shprehur shqetësimin dhe dyshimin e tyre se një trafik droge nga Shqipëria furnizonte organizata kriminale në Gjermani. Bëhej fjalë për kokainë, drogën më të shtrenjtë sot në tregun ilegal.

Sipas të dhënave të para, të cilat u konfirmuan më vonë, lënda narkotike vinte na Amerika Latine, përpunohej në Elbasan dhe më pas nisej drejt Europës Perëndimore, kryesisht në Gjermani. Falë shkëmbimit të informacionit me shërbimet gjermane, disa persona të përfshirë në kët rrjet u identifikuan dhe u mbajtën nën vëzhgim për disa muaj. Kështu nisi operacioni i koduar "Xibraku", ku një rol të dorës së parë ka luajtuar prokuroria shqiptare e krimeve të rënda. Në mënyrë profesionale kjo prokurori ka mbledhur provat dhe ka dokumentuar gjithë këtë aktivitet kriminal duke ia bërë të mundur ndërhyrjen efikase policisë së shtetit.

Goditja e të mërkurës mbrëma në Elbasan është nga më të rëndsishmet kundër trafikut ndërkombëtar të drogës në Europë. Jo vetëm nga sasia e mallit dhe parave të sekuestruara, por edhe në zbulimin e një rrjeti që bënte jo vetëm trafikun por edhe përpunimin e lëndëve narkotike. Për këtë arsye, ishin sjellë në Shqipëri edhe dy kolumbianë që bënin përpunimin profesional të kokainës.

Më poshtë, lapsi.al po jep fotot gjatë aksionit të policisë, deklaratën e plotë të policisë së shtetit dhe një video nga fabrika tashmë e sekuestruar e drogës në Elbasan.

Komunikate per Shtyp

Strukturat e Departamentit për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Renda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe konkretisht, Sektori për Narkotikët, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacinale, në bashkpunim më Prokurorinë e Krimeve të Rënda pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, D.P.Q Tiranë, D.P.Q Elbasan, dhe DPQ Durrës, si dhe në bashkpunim me autoritet policorë Gjërmane, pas një hetimi proaktiv disa mujorë ku janë aplikuar të gjitha format dhe metodat bashkkohore të hetimit, më datë 14.01.2015 u finalizua me sukses operacioni policor “Xibraku”.

Prej disa kohësh Policia e Shtetit ka qënë duke hetuar për aktivitetin e këtij grupi të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar dhe shkëmbimit të informacionit, është bërë e mundur identifikimi i pjesëtarëve të këtij grupi, dhe mbajtja e tyre në kontroll si dhe  dokumentimi i aktivietit kriminal.

Në funksion të këtij hetimi është regjistruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda procedimi penal nr. 335, viti 2014 dhe për hetimin e këtij grupi, strukturat e hetimit në Departamentin  për Krimin e Org.&Kr.e Renda kanë përdorur të gjitha format dhe metodat e parashikuara në ligj me qëllim  dokumentimin e këtij aktivitetit kriminial.

Nga hetimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një grup të strukturuar, me një aktivitet kriminal me shtrirje ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve nga Amerika Latine në Ballkan dhe me destinación Europen Perendimore.

Grupi kriminal siguronte lëndë me përmbajte të substancave narkotike te cilat më pas i nënshtroheshin një procesi  përpunimi dhe nxjerrjes së substancës së pastër kokaine me qëllim përdorimin në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Me qëllim përpunimin “profesional” të lëndeës narkotike dhe përgatitjen përfundimtare të saj për treg, organizata kriminale ka rëkrutuar dhe angazhuar në përbërjen e saj, shtetas kolumbian, të arrestuar në këtë operación.

Në  kuadër të këtij operacioni policor, të shtrirë në tre qarqe, Tiranë, Elbasan dhe Durrës , u bë e  mundur arrestimi i shtetasve:

1. Saimir Sadik Batku,  vjeç  43, lindur dhe banues ne Tirane.

 

2. Fatmir Xhemal Hoxha, vjeç 48, lindur  dhe banues ne Tirane, .

 

3. Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur  dhe banues ne Tirane, .

 

4. Gentjan Hasan Gjonaj,vjeç 43, banues  ne Vlore .

 

5. Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues  në Elbasan .

 

6. Kelment Zeni  Dalipi, vjeç 45,  banues në Elbasan.

 

7. Cezar Adolfo Avila lindur ne Tunja Kolumbi, vjeç 67.

 

8. Walther Moren Juan Moreno, vjeç 42 banues ne Bucaramanga, Kolumbi

 

9. Ilir Skender Hyseni,  vjeç 47,  banues në Tiranë .

 

10. Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40 , banues ne Tiranë.

 

11. Egest Dankësi, vjeç 27, lindur dhe banues në Elbasan.

 

U bë sekuestrimi i provave materiale të lidhura me aktivitetin kriminal:

•Sasia prej 19 kilograme e 416.2 grame lëndë narkotike e dyshuar Kokaine.

 

•77.727 kg e dyshuar si lende narkotike e llojit kokaine.

 

•19.8 kg e dyshuar si perziers i lendes narkotike kokaine.

 

•359.400 Euro.

 

•2.769.000 lek të reja.

 

•4150 Dollare Amerikan.

 

•Jane sekuestruar pese cope karta kredite dhe nje cek me vlere 4.500 dollare.

 

•Nje arme zjarri automatik model 56.

 

•Nje arme zjarri Revolver me mulli.

 

•Një armë zjarri e tipit pistoletë  me caliber 9 mm.

 

•Tre arme gjahu, shotgan, cifte dhe nje teke.

 

•174 fisheke te modeleve dhe kalibrave te ndryshme.

 

•50 fishekë luftarake me calibër 9 mm.

 

•Katër automjete të tipeve të ndryshme.

 

•Një makineri vakumi e cilësisë së lartë.

 

•Një peshore elektronike.

 

•25 aparate telefoni celulare.

 

•Jane sekuestruar pese ora te markave te ndryshme.

 

•Jane sekuestruar edhe dy automjete.

 

•Jane sekuestruar aksesore per prodhimin dhe paketimin e lendes narkotike te llojit kokaine, si presa, peshore te llojeve te ndryshme, mikrovala etj.

 

•Jane sekuestruar sasira të konsiderueshme të substancave dhe perkursoreve, dhe perzieres qe sherbejne per prodhimin e substancave narkotike

 

•Si dhe nje sasi e konsiderueshme dokumentash të ndryshme si mandate arkëtimi, kupona tatimore etj. të cilat hedhin drite mbi aktivitetin kriminal të shtetasve të lartëpërmendur.

 

Gjithashtu strukturat e specializuara  të hetimit në Departamentin për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme kanë filluar menjeherë hetimin pasurore dhe vendosur sekuestron për asetet kriminale të pjesëtareve të kësaj organizate kriminale.

 

Hetimi i kësaj Organizate Kriminale bëhet  per vepren penale te “Trafikimit te Lendeve Narkotike”, 283/a/2 “ Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale lidhur me prodhimi, fabrikimin ose trafikun e paligjshem te narkotikeve “284/a,  dhe “Armbajtje pa leje e Armeve dhe Municioneve Luftarake “ 278/2 dhe 278/5 te Kodit Penal.

 

Reagon familja e Enver Hoxhës, deklarohen për arrestimin e djalit të tyre

​lir dhe Teuta Hoxha, i biri dhe nusja e diktatorit Enver Hoxha kanë reaguar nëpërmjet një prononcimi për shtyp mbi arrestimin e Ermal Hoxhës, djalit të tyre.

DEKLARATA

Arrestimi i djalit tonё Ermal Hoxha, qё ndodhi dje, mё datё 14-1-2015, ka pёr qёllim tё vetёm, diskreditimin e emrit tё Enver Hoxhёs.Nuk ёshtё hera e parё qё kjo gjё i ndodh familjes sonё.

Para katёr vjetёsh policia donte tё implikonte djalin tjetёr tonin, duke e akuzuar si pjesёmarrёs nё njё konflikt me armё, kur ai nё kohёn qё kishte ndodhur incidenti, ishte bashkё me ne, prindёrit e tij dhe me 30 tё ftuar tё tjerё nё njё festё familjare.

Po kёshtu, ndodhi edhe me Ermalin, qё del njoftimi nё media me burim nga Prokuroria, qё ёshtё zёnё me drogё dhe me njё shumё tё madhe parash nё njё makinё foristradё tё zezё, nё afёrsi tё Elbasanit. Nё njё kohё, qё Ermali ndodhej nё Durrёs nё shtёpinё e prindёrve tё gruas.

I njejti skenar, pёr ta inkriminuar

Dhe pritej qё diҫka tё ndodhte, kur Enver Hoxha nё kёtё 70-vjetor tё Ҫlirimit, u anatemua nga tё gjitha forcat politike, tё djathta dhe tё majta.

Egёrsisht e quajtёn monstёr dhe Hitler. Shkuan deri atje, sa edhe fotografitё ia ndaluan me dhunё shtetёrore. Edhe kjo qё ndodhi dje, ёshtё nё vazhdёn e persekutimit qё i bёhet familjes sё tij. Tani qё nipёrit e tij, janё bёrё madhorё, persekutimi po bie mbi ta.

Urojmё qё drejtёsia tё veprojё e pavarur nga segmentet e politikёs.

Ilir – Teuta Hoxha

 

Berisha: Nipi i Hoxhës lidhje me familjen e Ramës

Ish- kryeministri Sali Berisha ka bërë një shënim në FB, pas arrestimit të nipit të Enver Hoxhës si pjesë e një bande të trafikut të drogës. Më poshtë postimi:

Te dashur miq, dje pasdite Interpoli, Europoli se bashku me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe Policine e Shtetit kryen goditjen e nje rrjeti te madh shqiptaro-kolumbian droge me drejtues kryesor nipin e diktatorit Enver Hoxha, 39 vjecarin Ermal Hoxha, i njohur per lidhjet e ngushta me kupolen me te larte te PS ne teresi dhe ne vecanti e personalisht per lidhjet e ngushta e familjare me Edi Ramen, mik i ngushte i kahershem i prinderve te narkotrafikantit.

Ermal Hoxha njihet sipas disa burimeve sponsorizues nder me kryesoret i fushatave elektorale te PS dhe veprimtarive te tjera te kesaj partie. Ne kete operacion antitrafik nderkombetar u shkaterrua ne Xibrak nje impiant i madh i prodhimit te kokaines per treg, u arrestuan 8 anetare te rrjetit shqiptaro – kolumbian te droges, 6 shqiptar dhe 2 kolumbian, u konfiskuan 125 kg kokaine, rreth 3 – 4 ton perzjeres te kokaines.

Me kete rast le te falenderojme ne policine gjermane qe zbuloi e para ekzistencen e rrjetit, Interpolin dhe Europolin qe organizuan dhe drejtuan operacionin, Prokurorine e Krimeve te Renda per hetimin serioz disa mujor te rrrjetit si dhe Policine e Shtetit qe mori pjese ne zbatimin e ketij operacioni te permasave nderkombetare. Ne reagimin e tij te pare dhe zëmekur per kete operacion kunder rrjetit te fuqishem te narkotrafikut nderkombetar qe drejtohej nga nje neo-bllokmen, tashme baron droge, nipi i Enver Hoxhes dhe me miqesi te ngushte familjare me Edvin Kristaq Ramen, ky i fundit ne reagimin e tij me te pare vrapoi te sulmoje duke duke nisur reagimin e tij me fjalet: “Uroj qe opozita te mos merzitet nga kjo arritje e policise”. Pra hallin e ka gjithnje tek opozita.

Me kete raste dua t’i them zotit Rama, ketij krenari pa gjethe fiku, se me ardhjen e tij ne pushtet ne vendin tone zbarkoi Kolumbia dhe se per here te pare ne historine e vendit mediat nderkombetare disa muaj me pare e kane etiketuar Shqiperine si Kolumbia e Europes. Kjo mjerisht jo pa te drejte!

Muaj me pare ne Mal te Zi u bllokuan njeherazi 80 dhe me pas 250 kg kokaine me destinacion Shqiperine dhe bosi politik informoi ne kohe bosin teknik, i cili u zhduk para hundeve te policise. Dy muaj me pare nje operacion antitrafik nderkombetar i policive te kater vendeve i koduar “Viluni”, deshtoi se bosi politik qe i printe karvanit te droges, e shpetoi duke e marre ne makinen e tij imunitare (te deputetit) bosin teknik bash ne momentin me kritik tek do arrestohej nga Policia e tradhtuar nga politika, ai u strehua me njehere ne makinen e deputetit qe te nesermen i binte Shkodres pash e n’pash ne krah te Edvin Kristaq Rames.

Duke pergezuar edhe nje here ata qe kontribuan ne suksesin e ketij operacioni, i bej thirrje Prokurorise se Shtetit te hetoj dhe vendos para ligjit cdo anetar te ketij rrjeti dhe me hetime serioze te paanshme te zbuloje te gjitha lidhjet e ketij rrjeti narkotrafiku me pushtetar dhe partiak, si dhe cdo sponsorizim elektoral te ketij grupi. Te hetoje dhe zbuloje kush e lajmeroi neo-bllokmenin Ermal Hoxha, qe kishte marre 300 mije euro ne makine dhe po nisej ne klandestinitet. Cilat ishin motivet qe e shtyne Policine te mashtroje mbreme qytetaret duke deklaruar qe ne ora 19:00 se eshte arrestuar Ermal Hoxha, kurse sot deklaron se narkotrafikanti Ermal Hoxha eshte arrestuar ne ora 1:30 te mengjesit te dites se sotme?! Hetimi serioz dhe i gjithanshem ka rendesi kryesore per nxjerrjen e vendit nga kthetrat e krimit te organizuar!!

SHKARKO APP