Shqiptarët mbushin burgjet në Angli, ”The Sun”: Kontrollojnë tregun e kokainës

Pas artikujve për trafikantët shqiptarë dhe të bandave të drogës, këtë herë mediet në Britaninë e Madhe kanë publikuar një raport, në të cilin thuhet se 1/10 të burgosur në Angli janë shqiptarë. Sipas ”The Sun”, numri i tyre në 10 vitet e fundit është rritur pesëfish, duke lënë pas të burgosurit e tjerë me kombësi polake apo rumune. FBI-ja angleze thotë se bandat shqiptare janë të famshme në Britani, dhe veprojnë kryesisht në trafikimin e drogave, si kokaina.

Teksa thuhet se bandat me gangsterë nga Ballkani perëndimor kanë marrë nën kontroll tregun e kokainës, bëhet me dijeni që shqiptarët kanë lënë pas edhe polakët, përsa i përket numrit më të lartë të të burgosurve në Britani. Nisur nga çfarë deklaron Ministria e Drejtësisë, shqiptarët përfaqësojnë 876 nga 9,089 shkelës të huaj në burgjet angleze. Numri i tyre është dyfishuar përgjatë katër viteve të fundit, ku shqiptarë të gjendur pas hekurave në qershor të 2015- s numëroheshin 475. Ndërkohë që një dekadë më parë, shifra shkonte vetëm 166.

Shqiptarët janë tanimë kontingjenti më i madh i të dënuarve në burgjet angleze, pas vetë britanikëve. Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar, shqiptarët përbëjnë 1 në 10 të burgosur me kombësi të huaj në institucionet penale. Numri i tyre në muajin qershor arriti në 876, duke përbërë 10 për qind të totalit të të huajve. Ky numër është rritur me gati dyfishin në vetëm katër vite dhe pesëfish gjatë dhjetë viteve të fundit.

Krimi kryesor për të cilin ata dënohen mbetet trafikimi i drogave, ku ushtrojnë kontroll të konsiderueshëm. Vetëm në dy muajt e fundit autoritetet kanë arrestuar disa grupe të organizuara shqiptarësh që shpërndanin kokainë me vlerë miliona paund përmes shërbimeve “call center” dhe më pas lavdëroheshin në rrjetet sociale me të ardhurat e buruara nga krimi. Agjencia Kombëtare e Krimeve, që ka të njëjtin rol si FBI-në amerikane, thotë se bandat shqiptare janë të famshme në skenën e krimit të organizuar në vend.

SHKARKO APP