Shqiptari arrestohet në aeroportin e Katanias pse iu gjetën disa foto me “Kallashnikov”

Një 30-vjeçar është arrestuar në aeroportin e Katanias në Ital ipse iu gjetën disa foto me “Kallashnikov”.

Fillimisht shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është ndaluar për shkak se kishte dokumente false.

Pas kontrolleve që iu bënë, atij iu gjet edhe një USB, në të cilën ndër të tjera mbante edhe foto.

Në disa prej këtyre fotove, ai shfaqej me një “Kallash” në krah, bashkë me një shokun e tij.

Kaq është dashur që policët, nën frikën që ka mbërthyer Europën nga terrorizmi, ta arrestojnë atë.

Në fakt, fotot e të rinjve shqiptarë me armë janë një gjë normale dhe e përhapur.

SHKARKO APP