Shqiptari dhe afgani kapen me 1.5 kg hashash në makinë, arrestohen
Si rezultat i një kontrolli rutinë, të kryer në ditët e festave nga ana e Komandës Provinciale të qytetit të Udines, dy personat u arrestuan pasi në makinën e tyre Toyota Yaris u sekuestruan 1.5 kg hashash.
Sipas mediave italiane, 26-vjeçari shqiptar është banues në Udine, ndërsa 24-vjeçari nga Afganistani kishte në zotërim një leje qëndrimi për disa kohë, periudhë të cilën e shpenzonte për të kryer trafik droge.
Të dy shtetasit janë në pritjet të dënimit nga autoriteti gjyqësor.
/BW

