Shqiptari plagosi rivalin në dashuri, prangoset
Një shqiptar 29-vjeçar, Kastriot Gjergji, banues në Forlimpopoli në Itali, është arrestuar sot nga policia në Forlì, pasi duhet të vuajë një dënim prej mbi dhjetë vjetësh në burg.
Gjergji ishte një ndër pjesëmarrësit në të shtënat me armë në Villa Selva më 2013, ku mbeti i plagosur një shqiptar tjetër.
Ai u dënua me 10 vjet, 8 muaj e 10 ditë burg për krimet e vrasjes së mbetur në tentativë, mbajtje e paligjshme armësh dhe dhunë.
Gjergji i qëlloi ndaj shqiptarit me të cilin kishte pasur lidhje më parë e dashura e tij, duke e plagosur në gjoks.
I plagosuri shkoi në spital në gjendje shumë të rëndë, ku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e shpretkës. Sipas rindërtimit të ngjarjes, ishin dy grupe shqiptarësh të përbërë nga 4 e 6 të rinj të cilët kishin lënë takim për sqarimin e çështjeve sentimentale.
Që të gjithë ishin të armatosur me pistoleta dhe grupi i Gjergjit sulmoi palën tjetër duke hedhur përtokë viktimën, të cilin e morën me grushte e shqelma para se të goditej me plumb.
KOHA JONË SONDAZH

