Shqiptarja kandidate e PASOK: Do ndihmojë emigrantët

Ina Panajoti, shqiptarja që kandidon me partinë greke PASOK, për të fituar një post deputeteje në parlamentin Grek thotë në një intervistë për A1 Report, se nëse zgjidhet do të ndihmojë emigrantët shqiptarë për të marrë nënshtetësinë.

Po ashtu sipas saj një problem tjetër është edhe ajo e fëmijëve shqiptarë që kanë lindur në Greqi dhe që në momentin e mbarimit të shkollës, nuk kanë të drejtë të qëndrojnë më në shtetin helen

“Dy gjëra janë problemet kyçe. Të sjellim përsëri në fuqi ligjin për marrjen e nënshtetësisë greke të cilën e kishim votuar ne në parlament si qeveria e PASOK-ut, e cila me ardhjen e Samaras në 2011 është ndërprerë. Në radhë të dytë, një problem shumë i madh është zgjidhja e problemeve që kanë fëmijët shqiptarë që kanë lindur këtu dhe që studiojnë këtu, sepse nga momenti që ata do të kryejnë studimet e tyre, nuk kanë më të drejtë të vazhdojnë të qëndrojnë në Greqi.” shprehet Panajoti.

SHKARKO APP