Shtabi i Emergjencës Vlorë: Ja dëmet nga përmbytjet

Shtabi i emergjencave civile te Qarkut Vlore njofton sot gjendjen në këtë Qarkë deri në mesditë. Sipas Shtabit shkollat e mbyllura ne zone diten e sotme ishin :
Shkolla e mesme Novosel, Shkolla e mesme Bishan, Shkolla 9-Vjecare Fitore, Shkolla e 9-vjecare Poro, Shkolla e 9-vjecare Mifol, Shkolla e 9-vjecare Delisuf, Shkolla 9-vjecare Akerni si edhe kophstet prane tyre. Institucionet arsimore do te qendrojne te mbyllura deri sa te kryhet dizifenktimi i plote i tyre prej Drejtoria e Shendetit Publik Vlore.
Per shkak te dizifenktimit qendruan te mbyllura edhe stacionet e pompave, Akerni.

1. Numri i banesave të përmbytura; 30
2. Numri i banesave me prezencë uji në oborret e tyre (jo brenda tyre); 602
3. Sipërfaqe e tokës së përmbytur (në ha);1800
4. Sipërfaqe e tokës me prezencë uji (në ha);3000
5. Dëme në biznese dhe sera e kultura bujqësore; 260 aktivitete
6. Dëme në bagëti; 100 koke / 40000 shpend
7. Sa familje janë kthyer në banesat e tyre;95
8. Cili është niveli i ujërave në secilin shtrat lumi që krijoi përmbytjen; Pa llogaritur
9. Sa është sasia dhe niveli i ujit në kanalet dytësore dhe tretësore; Pa llogaritur
10.Sa familje kanë marrë/nuk kanë marrë ndihma ushqimore, veshmbathje, etj. : 266
11.Sa është sasia dhe niveli i ujit në kanalet dytësore dhe tretësore;: pa llogaritur
12.Sasia e rrugeve te cilat jane te pakalueshme per shkak te permbytjes : 3 Km Akerni – Hidrovori

SHKARKO APP