Shtatë të arrestuar për trafik droge: Niseshin nga Gjiri i Lalzit drejt Italisë

Hetimi i përbashkët i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë së Leçes, zbulohet grup kriminal për trafikim lëndësh narkotike.

Një hetim i përbashkët i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë së Leçes dhe Guardia di Finanzia ka zbuluar një grup personash, të cilët dyshoheshin se trafikonin lëndë narkotike kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, nëpërmjet mjeteve lundruese skaf, me pikënisje zonën e Gjirit të Lalzit, në Durrës dhe destinacion brigjet italiane.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, si edhe të deklarimeve të dhëna nga shtetasit e shoqëruar fillimisht dhe më tej të ndaluar me urdhër të Prokurorit, u krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Në këto kushte, nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda u urdhërua ndalimi i shtetasve:

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Eduart Sallaku

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Vitor Brahja

3. Jurgen Brahja

4. Gjon Brahja

5. Lazër Lazri

6. Gianfranco Maiorano

7. Donato Carluçi

Shqiptarët janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda në dt. 06.04.2017. Ndërsa shtetasit italianë janë ndaluar në datën 7 prill 2017, të cilët u gjendën në brendësi të pyllit pranë Gjirit të Lalzit. Në këtë operacion u sekuestrua edhe skafi me të cilin do të kryhej trafikimi i lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?