Shtëpia e Bardhë: Anulohet takimi mes Biden dhe Putin

Shtëpia e Bardhë njofton se është anuluar takimi mes Presidentit Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, raporton BBC.

Më herët edhe sekretari i shtetit, Blinken anuloi takimin me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Blinken ka thënë se pas ngjarjeve të 24 orëve të fundit më nuk ka kuptim të mbahet ky takim dhe se e ka njoftuar Lavrovin për këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tani që po shohim se pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nisur, dhe Rusia ka bërë të qartë refuzimin e diplomacisë, nuk ka kuptim të shkohet para me këtë takim”, ka thënë Blinken në konferencë për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e tij Vladimir Putin thotë se Moska është ende e gatshme të kërkojë “zgjidhje diplomatike” me Perëndimin për Ukrainën – por se interesat e Rusisë dhe siguria e qytetarëve të saj ishin të panegociueshme.

Në një fjalim video për të shënuar Ditën e Mbrojtësit të Atdheut të Rusisë, ai këmbënguli se ishte gjithmonë i hapur për “dialog të ndershëm”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?