Shuhen dritat e kullës Eiffel, Franca blindohet, por killerat ende s’janë arrestuar

Franca vijon të jetë në dëshpërim, zi dhe frikë pas masakrës së djeshme në zyrat e Charlie.

Policia qysh mesidtën e së mërkurës është në ndjekje dhe kërkim të autorëve të krimit, por duket se arrestimi i tyre do të marrë kohë.

Killerat, dy vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi, mendohet se po fshihen në qytezën Corcy, pranë kufirit belg.

Mijëra forca policie, makina të blinduara, helikopterë, forca speciale dhe gjurmues janë vënë në ndjekje të tyre.

Ndërsa aksioni  i policisë vazhdon ende, dritat e Kullës Eiffel janë fikur ditën e sotme, në shenjë zie për viktimat që mbetën të vrara nga dy terroristët.

Kryebashkiaku i Parisit, përmes zëdhënësit të tij tha se Parisi ka qenë qendra për shkrimtaret e arratisur, filozofe, shkrimtare, të cilet jane kercenuar per idete e tyre. Nuk ka vend per ide ekstremiste ne  Paris

SHKARKO APP