Servet Pëllumbi shuhet në moshën 89-vjeçare, Rama: Lamtumirë Profesor i dashur

Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi është ndarë nga jeta mbrëmjen e kësaj të marte. Servet Pëllumbi, 89 vjeç, njihet si një prej figurave, që ka luajtur rol kryesor në zhvillimet politike të vendit që prej fillimeve të tranzicionit.

Ai ka pasur një karrierë të gjatë politike në PS dhe Kuvend. Pëllumbi është dekoruar nga presidenti Alfred Moisiu me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka shprehur ngushëllimet, duke publikuar edhe një foto nga protestat e dikurshme. ”Lamtumirë Profesor i dashur”,-shkruan Rama.

Servet Pëllumbi lindi në Shqipëri në vitin 1936. Ai u formua si intelektual në fushën e shkencave shoqërore dhe u angazhua herët në jetën akademike, duke punuar si pedagog dhe studiues. Ka qenë i lidhur me Universitetin e Tiranës, ku ka kontribuar në mësimdhënie dhe kërkime në fushën e sociologjisë dhe shkencave politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas rënies së komunizmit dhe vendosjes së pluralizmit politik, Pëllumbi u bë një figurë e rëndësishme e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe u përfshi në proceset e tranzicionit politik dhe institucional të vendit. Roli i tij më i spikatur politik ishte kur shërbeu si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2002 deri në vitin 2005. Në këtë detyrë, ai drejtoi punimet parlamentare në një periudhë të rëndësishme për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe reformave në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Servet Pëllumbi ka shkruar libra dhe studime mbi zhvillimet shoqërore, demokracinë, tranzicionin politik dhe historinë e Shqipërisë bashkëkohore. Kontributi i tij lidhet me analizën e transformimeve të shoqërisë shqiptare pas vitit 1990.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?