Si mesjetë, familja nga Bulqiza 10 vite pa drita: Vijnë për zgjedhje

Vajza e Ylber Xhekës, 8 vjeç nuk e di ç’do të thotë ndriçim me energji elektrike. Ky filxhan me vaj, i bën dritë, aq sa për të parë zbehtë shkronjat në librat e saj.

“Gjate natës ndezim një filxhan me leckë. Vajza i bën detyrat me ketë filxhanin me vaj” -thotë ai.

Në banesën e Ylberit në fshatin Gjoricë e Sipërme energjia elektrike mungon prej 10 vitesh. Ai thotë se kontrata e energjisë ka qenë në emrin e vëllait por ai është debitor ndaj OSHEE-së. Edhe kur ka kërkuar ndihmë për të rilidhur energjinë nuk e kanë dëgjuar për t’i zgjidhur hallin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryefamiljari thotë se e ka të pamundur ekonomikisht të lidhë kontratë të re me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pasi të ardhurat e tij janë vetëm 4 mijë lekë të rinj nga ndihma ekonomike.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam ankuar tek elektriku, nuk e vënë ujin ne zjarr hiç fare, nuk kanë ardhur këtu.”

Familja gëzon një herë në 4 vjet, në periudhën e zgjedhjeve kur furnizohet me energjie elektrike vetëm për pak dite.

“Vetëm e lëshojnë energjinë në kohën që behën votimet, pastaj stop. Një javë, jo një muaj, kur bëhen votimet një herë ne katër vjet”

Të kontaktuar nga News 24, drejtues të degës së OSHEE-së Bulqizë, thanë se familja e Ylber Xhekës nuk ka një kontratë me OSHEE-në dhe as kërkesë për ta lidhur një të tillë. Familja Xheka jeton në kushte ekstremisht të vështira, ku gjithçka në banesë i kanë të falura.

Familja në Gjoricë të Sipërme një dekadë pa energji elektrike

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?