“Si mund t’i lësh Tifozët Kuq e Zi jashtë?!”. Një biletë arrin në tregun e zi në 1500 euro

Shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, shorti elektronik, dhe përfundimi i tyre në tregun e zi, janë tema më aktuale në vend. Gazetarja Enkelejda Zeko, thotë se ka një skemë për shpërndarjen e biletave të futbollit në takime kaq të rëndësishme, të cilën autoritetet e drejtësisë mund ta zbulojnë thjesht fare duke parë që agjenci të ndryshme reklamojnë shitjen e tyre përpara se të dalin në treg. Ndërkohë mësohet se në tregun e zi një biletë ka shkuar në 1500 euro.

Zeko kritikoi dhe vendimin e FSHF për të lënë jashtë stadiumit Kuq e Zi, të cilët këtë herë kanë zgjedhur ta ndjekin ndeshjen përpara Piramidës.

“Si ka mundësi që përzgjedhja është bërë në mënyrë elektronike që e ka marrë nga UEFA dhe FIFA, që mua më duket e habitshme që në një ndeshje të kombëtares, kur ka ndjenjë, të bëhet një seleksionim i tillë. Por nuk mund të përjashtohen ata që e kanë ndjekur kombëtaren në ditët më të vështira. Si ka mundësi që persona apo agjenci kanë bileta përpara shortit dhe i shesin në tregun e zi. Këto çmime të çmendura që shumë i justifikojnë se ndodhin dhe në botë. Në Shqipëri rroga minimale është 400 euro”.- tha gazetarja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?