Si nisi sherri ku u vra shqiptari? Flet shoku që nxiti autorin, grekët në këmbë: Frikë për hakmarrje

Nesër do të dalë përpara gjykatës në Greqi shoku i autorit të vrasjes së shqiptarit Mario Metaj, që u ekzekutua me armë zjarri në Patra tre net më parë.

Ndërkohë që mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 31-vjeçarit shqiptar që u arrestua pas vrasjes. Ai është personi që akuzohet se pas sherrit nxiti autorin që të qëllonte ndaj 27-vjeçarit.

Ai ka deklaruar para grupit hetimor se sherri ka nisur pa asnjë shkak. 31-vjeçari ka thënë se ishte i pari që u qëllua me thikë në kokë dhe në këtë moment i kërkoi shokut të tij që të reagonte, i cili hapi zjarr duke vrarë Metajn.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por çfarë po ndodh me kërkimet për autorin? 

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat greke bazuar në burimet nga autoritetet thonë se 26-vjeçari me inicialet A.M. është larguar për në Shqipëri.

Viktima, autori i krimit dhe bashkëpunëtori i tij ishin njerëz nga e njëjta hapësirë ​​shoqërore, vinin nga Shqipëria dhe kishin lidhje me sportet, por edhe me klubet e natës” shkruajnë mediat duke shtuar se asnjëri nuk kishte precedent.

Por policia pas vrasjes ka shtuar masat, pasi i trembet një hakmarrje nga familja e viktimës.

Abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?