S’i pranojnë lidhjen, vret të dashurën me vëllain e saj

Vëlla e motër me mbiemër Demaj qëllohen me armë në shtëpinë e tyre e si pasojë, vajza Denisa Demaj, 22 vjeçe, ndërron jetë menjëherë, kurse vëllai i saj mbetet i plagosur rëndë.

Policia ka arrestuar autorin e vrasjes Klaus Sakolli, 29 vjeç nga qyteti i Beratit.

Mësohet se shkak i vrasjes ishte mospranimi i lidhjes dashurore nga familja e vajzës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klaus Sakolli pretendonte se ishte i dashuruar me 22-vjeçaren dhe ka shkuar në familjen e saj për ta sqaruar për marrëdhënien e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duket se prindërit nuk kanë qenë dakord me të dhe pas debateve me zë të lartë, siç kanë treguar fqinjët, ka qëlluar me armë në drejtim të vajzës dhe vëllait të saj.

Më pas, ai është larguar me makinë, por policia e ka identifikuar dhe e ka arrestuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?