Siguria çështje prioritare, federata e Vrojtuesve: Të gjitha plazhet duhet të kenë vrojtues

Ky sezon nisi me masa të shtuara nga autoritetet dhe nga vetë operatorët turistike. Çështja e sigurisë mbetet sfidë e vazhdueshme, në veçanti gjatë ditëve kur plazhet janë plot.

Federata e Vrojtuesve të Plazhit këmbëngul në pajisjen e të gjithë bregdetit me vrojtues, për të pasur plazhe ku pushuesit të ndihen të mbrojtur nga çdo e papritur.

Natyrisht që një nga detyrat e vrojtuesve është edhe ajo për të vendosur sinjalistikën e duhur në mënyrë që pushuesit të jenë të informuar në çdo kohë për rrezikun që mund të vijë nga deti i trazuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Puna e vrojtuesve konstaton jo vetëm që të ofrojnë ndihmë në det, por edhe jashtë tij. Kullat e vrojtimit në plazhe kanë qenë gjithmonë problematike sa i përket prezencës së sigurisë. Autoritetet kanë paralajmëruar mbylljen e subjekteve që nuk kanë vrojtues.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?