Siguria rrugore me koncesion/LSI Durrës: Miliarda për PPP-të, vendi në mjerim dhe po përballet me pandeminë

Zv/Kryetar i LSI Durrës, Bujar Dhima ka komentuar vendimin e qeverisë për të dhënë me koncesion edhe sigurinë rrugore. ””Rilindja” fond prej 5 miliardë lekësh për PPP për sigurinë rrugore. Kjo do të zërë rreth 49.9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë. Por nuk është ky shpenzimi i vetëm. Autoriteti Rrugor Shqiptar vetëm gjatë këtij viti ka zhvilluar dy tendera me vlerë 241 milionë lekë për këtë qëllim”,-shkruan Dhima.

Postimi i plotë

Miliardat e “Rilindjes” për PPP-të vazhdojnë teksa vendi është në mjerim. ”Rilindja” fond prej 5 miliardë lekësh për PPP për sigurinë rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo do të zërë rreth 49.9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë. Por nuk është ky shpenzimi i vetëm. Autoriteti Rrugor Shqiptar vetëm gjatë këtij viti ka zhvilluar dy tendera me vlerë 241 milionë lekë për këtë qëllim.

Swiss Digital Mobile Reklama

MILIARDA për PPP-të teksa vendi është në mjerim dhe po përballet me pandeminë. Nuk ka para për teste dhe vaksina por ka miliarda për PPP-të. Më 25 prill ta largojmë këtë qeveri të papërgjegjshme dhe oligarkësh dhe t’ia kthejmë vendin shqiptarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?