Sigurimet shoqërore, Veliaj paralajmëron: Paguani për punonjësit brenda 15 shkurtit

Ministri i Mirëqënies Erion Veliaj u kërkon drejtpërsëdrejti, kompanive që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore për punonjësit, të fillojnë t’i paguajnë ato dhe duke u vendosur edhe afate. “Brenda datës 15 shkurt, të kryeni pagesat, fillimisht për principalin e detyrimit”, shkruan Veliaj në letrën që u ka shkuar kokë më kokë këtyre kompanive.

Ministri ka vënë në dukje se “mospagesa e kontributit të sigurimit shoqëror për punonjësit tuaj është një shkelje e rëndë administrative dhe një cenim i të drejtave të ligjshme të punëtorëve për të përfituar nga mbrojtja që ofron sistemi i sigurimeve shoqërore.”

Po ashtu, ministri i ka paralajmëruar edhe për masat ndëshkimore në rast të moszbatimit të ligjit. “Qeveria do të nisë një aksion për mbledhjen e të gjitha detyrimeve të prapambetura, – thekson ai, – dhe subjektet që vazhdojnë të jenë debitore do të përballen me sanksione të rënda që burojnë nga gjithë fuqia e ligjit.”

SHKARKO APP