Simbolet e komunizmit në shkolla, Çika: Të mësosh një fëmijë me ideologjinë komuniste është si të përgatisësh një terrorist

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në shkollat e Orikumit, ku përfaqësues të Partisë Komuniste kanë prishur procesin mësimor.

Burime bëjnë me dije se përfaqësues të ture kanë shkuar në klasa gjatë orëve të mësimit dhe kanë folur me superlative për periudhën e Komunizmit.

I ftuar në FaxNews për të folur në lidhje me përdorimin e simboleve të komunizmit, shallin e kuq dhe yllin, kryetari i Shoqatës Antikomuniste dhe ish-të përndjekurve poltikë, Nebil Çika deklaroi se kjo gjë është në shkelje të plotë me ligjet dhe se është e dënuar ndërkombëtarisht.

Çika deklaroi se të përgatisësh një fëmijë me ideologjinë komuniste është si të përgatisësh një terrorist, dhe kjo propagandë në shkolla është e ndaluar.

“Detyronin fëmijët të vinin jo vetëm shall të kuq, por edhe kapele me yllin e komunizmit, në një pjesë të madhe të shkollave në gjithë Shipërinë. Duke qenë masive duket si një urdhër zyrtar dhe besoj se do të vijojë në të gjithë vendin deri në datën 29 nëntor.

Në disa shfaqje ka pasur edhe këngë për Enver Hoxhën. Rasti i Orikumit është rast i veçantë. Në mënyrë të paligjshme shkollat po bëjnë propagandë komuniste që nuk u lejohet. Të ndërtosh një fëmijë me ideoligjinë e komunizmit është sikur po përgatit një terrorist. Ne i dimë pasojat e komunizmit, ku kanë vrarë dhe kanë persekutuar gjysmën e Shqipërisë. Edukata komuniste përgatisin, kamikazë, i edukojnë me këtë ideologji jashtë çdo rregulli

Këto janë në sheklje të plotë të gjithë ligjeve. Përdrorimi i fëmijëve, përgatitja si terrorist është e dënuar ndërkombëtarisht.

Shalli dhe ylli janë simoble të komunizmit. Në shumë vende janë të ndaluar. Fakti që nuk ka asnjë reagim sepse është platformë e tyre e qeverisë. Por kjo që ato po bëjnë është vepër penale. Kjo është një përçarja e madhe e kombit shqiptar dhe është shumë e rëndë kjo që po ndodh.”- u shpreh Çika.

I ftuar ne Fax News Nebil Cika flet per simbolet e komunizmit

SHKARKO APP