Sinoptikanët: Sot mot siberian! Nga nesër nis rritja e temperaturave

I ftohti siberian që ka prekur vendin tonë këto ditë, duket se do të ketë sot kulmin e tij, ndërkohë që java e ardhshme pritet të nisë me rritje temperaturash.

Sipas meteorologes Lajda Porja, veriu i Shqipërisë do të mbetet i kërcënuar nga ngricat pasi temperaturat do jenë në -8 gradë celcius.

Këto janë vlerat normale të dimrit në veri dhe verilindje të vendit. Më e normalizuar do të jetë temperatura edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sinoptikanja Porja tregon se kryeqyteti nuk e kaloi vlerën -6 gradë celsius.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në verilindje të vendit termometri shënoi – 16 gradë ndërsa në juglindje -10 deri më -13 gradë celsius.

Nga zonat bregdetare Velipoja dhe Lezha ishin më të ftohtat me -3 deri në -4 gradë celsius.

Zonat verilindore kanë pasur edhe reshjet më të dendura të dëborës, 20 deri 30 cm në qytet dhe 40 deri 50 cm në fshat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?