Sinoptikania: Sot dita e fundit me stuhi. Nga nesër shijojmë orë me diell

Sinoptikania Lajda Porja, ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim. Ajo theksoi se sot pritet të jetë edhe dita e fundit që do të ketë prezencë të lartë të reshjeve të shiut.

Do të thoja se sot është dita e fundit që ka edhe më shumë reshje. Ka një zhvillim të një celule nga ora 12:15, ku pritet që edhe jugu të ketë rrebeshe. Pas orës 18:00 do të kemi reshje, por do të jenë të dobëta. Dita e martë dhe e mërkurë do të ketë pakësim total të reshjeve. Do të ketë reshje dëborë në të gjithë shtrirjen lindore. Pas ditës së enjte do të ketë përmirësim. Nga nesër temperaturat do të jenë në rënie dhe ngricat do të jenë prezentë, në zonat malore temperaturat do të zbresin në -4 dhe -5. Reshjet më të dendura në juglindje parashikohet të bien sonte. Ditën e enjte priten reshje të pakta dhe më pas nuk do të ketë më reshje”, tha sinoptikania Porja.

SHKARKO APP