Sipas librit të gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët janë romë dhe turq

cof

Tekstet shkollore kanë ngjallur sërish debate në Maqedoninë e Veriut. Libri i gjeografisë për vitin e dytë në gjimnaz thotë se shqiptarët kanë prejardhje rome, turke dhe çerkeze.

Nga ana tjetër, thuhet se disa fise që llogariten autokton në Maqedoninë e Veriut janë në fakt maqedonas të shqiptarizuar gjatë sundimit osman. Këto shtrembërime kanë shkaktuar reagime të ashpra nga opinioni publik shqiptar.

Sulejman Rushiti, ish-ministër i arsimit në Maqedoninë e Veriut, thotë se për këtë çështje është marrë zotimi nga autoritetet që do të korrigjohet dhe ende nuk është bërë asgjë. Sipas tij këto gabime janë të vendosura në mënyrë të qëllimshme.

”Bëhet një lloj inputimi i tillë në librat shkollor, pastaj bëhet një zhurmë në opinion dhe pastaj del një nga këta të ashtuquajturit heronj dhe korrigjon një gabim, i cili në rradhë të parë nuk është dashur që të ndodhë”,-tha Rushiti.

SHKARKO APP