Situata e rrugëve, ARRSH: Ja ku duhen vendosur zinxhirët

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se qarkullimi i mjeteve në akset rrugore në verilindje dhe juglindje të vendit është përmirësuar për shkak të përmirësimit të motit.

Sipas ARRSH-së, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në orët e mbrëmjes dhe orët e para te mengjesit në segmente të caktuara, për shkak se gjatë natës ka temperatura të ulëta të cilat shkaktojnë ngrica. Segmentet që paraqesin problematike në lëvizjen e mjeteve spërkaten me kripë, skorje dhe granil.

ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit. Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 08:30, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Kukës
Jane sperkatur me kripe segmentet ku ka patur prani ngricash. Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne segmentin K.Domaj – Draj Reç, per shkak te temperaturave te uleta dhe ngricave ne rruge. Qarkullimi ne Rrugen e kombit kryhet normalisht .

Dibër
Gjate nates, per shkak te temperaturave te uleta, ka prani ngricash ne disa nga akset e ketij Qarku si: Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj, Qafe Bualli – Kraste. Qarkullimi kryhet me zinxhire ne segmentin Q.Klenje – Klenje, Zall Dardhe – Qafe Draj dhe Ura e Cerenjes – Vasie Rekomandohet kalimi me zinxhire edhe ne segmentet Qafe Bualli – Kraste dhe U. e Qytezes – Zerqan.

Shkodër
Eshte punuar per kriposjen e akseve gjate oreve te mengjesit per shkak te ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e ketij Qarku. Te behet kujdes nga ngricat ne oret e para te dites dhe ne oret e mbremjes, pasi temperaturat jane te uleta .

Tiranë
Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset e ketij Qarku. Qarkullimi kryhet pa zinxhire, por rekomandohet kujdes ne vendet qe nuk i ze dielli, per shkak te ngricave.

Durrës
Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, trafik ne akset e ketij qarku.

Elbasan
Aksi Librazhd-Stebleve eshte i hapur. Qarkullimi eshte normal ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane.
Duhen perdorur zinxhiret ne segmentin Lunik –Stebleve . Qarkullimi behet me veshtiresi ne Shelcan, pjese e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rreshqitja e rruges. Ne akset e tjera te behet kujdes nga ngricat ne rruge gjate oreve te nates dhe oreve te para te mengjesit.

Berat
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne segmentet rrugore ku punohet. Rekomandohet te qarkullohet me kujdes, per shkak te ngricave nga temperaturat e uleta te nates dhe oreve te para te mengjesit.

Vlorë
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset. Por ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes te behet kujdes nga ngricat.

Gjirokastër
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos në orët e mbrëmjes dhe orët e para te mengjesit, pasi me uljen e temperaturave mund te formohen ngrica ne rruge.

Fier
Nuk ka probleme per qarkullimin. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier – Lushnje

Lezhë
Gjate nates ka patur rreshje shiu, por pa sjelle probleme ne qarkullim. Eshte punuar gjate nates dhe oreve te mengjesit per pastrimin e rrugeve dhe kriposjen e tyre per shkak te ngricave. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.

 

SHKARKO APP