Situata e rrugëve në vend, ARRSH jep detajet e reja për rrugët e bllokuara

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor ka kërkuar kujdes nga drejtuesit e mjeteve për shkak të rrugëve me ngrica dhe dëborë. I bëhet thirrje të gjithë drejtuesve që të përdorini zinxhir gjatë qarkullimit.

PO ashtu në njëftim për mediat ARRSH dhe drejtoria e Shërbimeve të Transportit    thonë  se jane duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas rreshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit.

Behet me dije se deri në orën 17:30 situata e kalushmërisë së akseve rrugore ne Qarqet e  vendit paraqitet si më poshtë:

Tiranë            

Ne akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj ka ngrica ne rruge dhe behet sperkatja me kripe. Qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhire.

Durres

Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku.

Elbasan         

Aksi  Librazhd – Steblevë eshte i hapur. Aksi Elbasan – Gjinar ka prani ngricash ne rruge. Rekomandohen zinxhiret per shkak te ngricave ne aksin Elbasan-Gjinar, dhe te evitohen parakalimet ne vendin ku rruga ngushtohet.

Berat

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve.  Te behet kujdes per shkak te fluksit te dendur te makinave

Vlore

Ne Qafen e Llogorase 20-30cm bore. Po vazhdon pastrimi i rruges dhe  hedhja e kripes. Qarkullimi duhet te kryhet me zinxhire.

Gjirokaster

Ngrica vetem ne aksin Erind-Çajup. Ky aks po trajtohet me kripe    Rekomandohet kalimi me zinxhire.

Korçe

Ne aksin Pogradec-Qafe Thane kalimi behet pa zinxhire.  Aksi Qafe Thane – Lin eshte i pastruar , ne asfalt kalimi behet pa zinxhire .

Kalimi eshte i detyrueshem me zinxhire ne aksin e Dardhes.

Kukes

Ne km 26 deri tek Tunel Thirre ne zonen e Komunes Fan pjese e rruges Rrreshen –Tunel Thirre  ka renie guresh nga te dyja anet e rruges si pasoje e shkrirjes se debores. Po behet pastrimi i tyre. Drejtuesit e automjeteve duhet te kene kujdes te levizin me shpejtesi te ulet.

Kalimi ne rrugen e kombitTuneli- Kalimash-Kukes –Morine pa zinxhire.

Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne disa segment1.Kukes-krume2.Kukes-Draj,Rec.3.Domaj –Bushtrice4.Kukes-Qafe Shllake.5.Kukes –Shishtavec(ura e Zapod) teTropojes dhe Kukesit, per shkak te temperaturave shume te uleta

 

Diber 

Vazhdon hedhja e kripes , shkak te temperaturave shume te uleta gjate nates.                  Qarkullimi rekomandohet  te kryhet me zinxhire ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Qafe Bualli-Kraste,  Muhurr-Qafe Draj dhe ne segmentin Sllove-Kalaja e Dodes.

Shkoder         

Ka temperatura te uleta. Ne akset e Pukes dhe Malesise se Madhe ka ngrica qe po trajtohen me kripe.

Aksi Qafe Mali-Flet, vazhdon te bllokohet here pas here si pasoje e eres se forte qe e kthen boren ne rruge. Borepastruesja dhe fadroma jane te instaluara ne vend dhe bejne here pas here hapjen e rruges.     Qarkullimi ne akset e Malesise se Madhe dhe ne aksin Qafe Mali Mali-Flet rekomandohet te behet me zinxhire.

 

Fier

Nuk ka probleme per qarkullimin.       Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier – Lushnje

Lezhe

Pothuaj gjithe akset qarkullohen pa zinxhire. Rruga e Kombit eshte e hapur , Tuneli Kalimash-Kukes – Morine pa zinxhire,Rekomandohet kalimi me zinxhire edhe per aksert Rreshen-Qafe Bene dhe Shpal-Ura e Repsit.

SHKARKO APP