Situata me zjarret, Forcat Tokësore vijojnë ndërhyrjet në Mallakastër dhe Klos
Forca Tokësore vijon operacionet në mbështetje të autoriteteve civile për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret në disa zona të vendit. Në jug të vendit, efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut vazhduan angazhimin në bashkinë Mallakastër, për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.
Ndërkohë, gjatë orëve të pasdites, Batalioni i Tretë i Këmbësorisë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut është angazhuar në bashkinë Klos, ku ndërhyri për të mbrojtur banesat e fshatit Plan, nga përhapja e flakëve.
Operacionet janë zhvilluar në koordinim me strukturat vendore dhe shërbimet e Emergjencave Civile, me qëllim menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e komuniteteve të prekura. Forca Tokësore theksoi se mbetet e gatshme të ofrojë mbështetje kudo që situata e kërkon, në shërbim të mbrojtjes së jetës, pronës dhe komunitetit.
KOHA JONË SONDAZH

