”S’ka bashkim të PD”, deputeti Xhaferaj: Takimi i grupeve vetëm për protestën e 20 shkurtit
Ditën e hënë, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka e konsideruan të mbyllur kapitullin e bashkimit me rikthimin e deputeteve në selinë blu që çelsat i ka Sali Berisha. Në sytë e deputetit Ferdinand Xhaferaj që mungoi në apelin e demokratëve, mbledhja ne seli nuk konsiderohet bashkim.
“Do thoja që ishte takim normal i grupit parlamentar të PD. Ky takim i djeshëm mbart simbolikën që u bë në zyrat e PD, që nuk është pronë private e askujt, por është shtëpia e gjithë demokratëve. Një takim që u fol për protestën e 20 shkurtit, dhe këtu fillon dhe mbaron gjithçka”,-shprehet Xhaferraj për TCH.
Si realizohet bashkimi i demokratëve? Ferdinand Xhaferi është i mendimit që ai vjen përmes një platforme dhe lidershipi të ri. Rolet sipas vlerësimit të deputetit demokrat duhet të janë të ndara. Xheferaj i qëndron mendimit që Sali Berisha duhet të bëjë një hap pas, pasi ai nuk mund ta udhëheqë Partinë Demokratike drejt fitores.
“Nuk e them që nuk njoh, deri sa sa unë kam thënë dhe them që zoti Berisha duhet të bëjë një hap prapa kuptohet që e njoh por jo në pozicionin, pra përcaktimi qe duhet te beje një hap pas tregon shume. Pra mund të jetë lidershipi i faktorit me të madh opozitar, por nuk është lidershipi që e çon të djathtën në fitoren e zgjedhjeve”.
Xhaferaj konfirmon prezencën në protestën e 20 shkurtit, megjithëse e konsideron si lëvizje të domosdoshme, por të pamjaftueshme për të ndryshuar situatën ku ndodhet vendi.