SKANDAL: Abuzim seksual me pacienten, policia e Tiranës nis hetimet . Priten arrestime

Policia e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen disa persona që manifestojnë sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje të pa identifikuar. Dyshohet se ngjarja që ka indinjuar mjaft qytetarë të ketë ndodhur në ambjentet e Qëndrës Spitalore “Nënë Tereza”. Alarmohet edhe Ministria e Shëndetësisë, grup pune për verifikimin.

Përmes një njoftimi për shtyp, blutë e Tiranës bëjnë me dije se po punojnë për identifikimin e autorëve, mbi të cilët rëndon akuza “Ngacmim seksual e kryer në bashkëpunim”.

Deklarata e policisë së Tiranës

“Në vijim të publikimeve në mediat sociale të një video e cila prezantonte se disa persona manifestojnë sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje të pa identifikuar, veprime aktive të cilat dyshohet se mund të kenë ndodhur në ambjentet e Qëndrës Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe të të dëmtuarës nga kjo vepër penale. Hetimet kanë nisur për veprën penale “Ngacmim seksual e kryer në bashkëpunim”. Materialet do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”

Alarmohet edhe Ministria e Shëndetësisë, grup pune për verifikimin

Dyshimet se i gjithë skandali ka ndodhur në ambjentet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka vënë në lëvizje edhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është ngritur një grup i posaçëm pune për verifikimin e vërtetësisë së kësaj videoje dhe marrjen e masave ndaj autorëve dhe përgjegjësve të kësaj ngjarje të dënueshme, nëse vërtetohet diçka e tillë.

Grupi i punës kryesohet nga Zëvendësministrja, Milva Ekonomi, ndërkohë që Ministri Beqaj ka kërkuar menjëherë ekspertizën e Institucionit të Prokurisë për zbardhjen e ngjarjes dhe kryerjen e ekspertizës së nevojshme hetimore.

Po çfarë përmban videoja, e cila ne oret e mbremjes u mbyll nga You Tube?

Videoja ku dy të rinj shfaqen teksa abuzojnë seksualisht me një vajzë të re të shtrirë në krevat në një ambienti spitalor, dhe që qarkulloi në rrjetet sociale per disa ore, ngjalli indinjatë të thellë.

Dy të rinjtë i prekin gjoksin si dhe i ngrenë fustanin, teksa vajza duket se ka humbur ndjenjat.

Nuk dihet shumë se se ku është filmuar kjo video, por nga pamjet filmike të cilat nuk zgjasim më shumë se 50 sekonda janë të ngjashme me një ambient spitalor.

Ndërkohë që një prej djemve që regjistrojnë filmimin thonë “Jemi në spitalin Nënë Tereza”, dhe i drejtohet vajzës që ka humbur ndjenjat me shprehjen “Si je rrushi?”

Gjatë kohës që djemtë abuzojnë me të renë ata komentojnë dhe veprimet tyre. Njëri prej të rinjve filmon teksa shoku i tij ndihmon për ti larguar fustanin në mënyrë që vajzës ti dalë gjoksi.

Në videosekuencë duket dhe një burrë rreth të 40-tat, i cili duket se argëtohet, madje i prek dhe gjoksin vajzës. Video u çensurua rreth oreve te mbremjes  nga vete You Tube, per shkak te permbajtjes seksuale dhe lakuriqesise.

SHKARKO APP