Skandal në ujërat e Ksamilit, anijet greket derdhin në det mbetjet
Aktualitet E Hënë, 31 Maj 2021 19:59
Skandal në ujërat e Ksamilit. Këto që shikoni janë mbetjet e anijeve greke lëna në ujërat e Ksamilit në kulmin e sezonit turistik. Kujtojmë se derdhja e hidrokarbureve dëmton burimet e detit dhe të bregdetit, ul cilësinë e ujit të detit, rrezikon shëndetin e njeriut, pengon veprimtaritë detare dhe peshkimin.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga kompetentët e mjedisit lidhur me këtë ngjarje të përsëritur nga anijet greke.

