Skandali: Ja si vidhet karburanti i boteve të Ujësjellësit në Tiranë (VIDEO)
Aktualitet E Mërkurë, 2 Qershor 2021 15:16
Emisioni BOOM denoncoi mbrëmjen e sotme një rast skandaloz, ku në kryeqytet, në mes të ditës, vidhet karburanti i boteve të Ujësjellësit. Gjithçka ndodh në oborrin e Ujësjellësit të njësisë numër 4 tek rruga “Artan Lenja”, pas Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.
BOOM publikoi tre raste me video të këtij fenomeni.
https://www.facebook.com/EmisioniBoom/videos/1887126838216955/

