Skandali.Të dehur nëpër shtëpitë e banorëve, i shkarkon Panariti

I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti për dy punonjësit e Drejtorisë së Bujqësisë që kishin shkuar për verifikim të dëmeve nëpër shtëpi. “Hasan Hoxha dhe Gëzim Shima u liruan menjëherë nga detyra”, thonë burimet nga Ministria e Bujqësisë. Ministri Panariti e ka konsideruar gjendjen e tyre jo normale. Ndërkohë që këtë e tregonin edhe pamjet filmike realizuar nga News24.

 

Vlerësuesit e dëmeve të përmbytjeve kanë shkuart  të dehur nëpër shtëpitë e banorëve të fshatrave të përmbytura. News24 në orët e para të mëngjesit në një vëzhgim direkt te banorët e Fitores ka kapur vlerësuesit në gjendje shumë të dehur, që hynin në shtëpitë e banorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gëzim Sina, Pëllumb Troka dhe Hasan Hoxha kanë dalë përpara mediave me shishe birre në dorë dhe duket qartë që nuk mund të flisnin as përballë kamerave.

Swiss Digital Mobile Reklama

News24: Banorët ju akuzojnë se jeni të dehur. A jeni të dehur apo jo?

Zyrtarët: Epo ndonjë birrë edhe mund ta pimë ne…

Por ndërkaq, siç u pa drejtpësëdrejti, nuk ishin në gjendje të flisnin dhe as të komunikonin, as me banorët dhe as me gazetarin që kishin përballë.

Ky është skandali i radhës në gjendjen e emergjencës së këtyre tetë ditëve nga përmbytjet. Ndërkohë që grupet e vlerësimit të dëmeve varen direkt nga Shtabi i Emergjencës, që në rastin e fshatit Fitore, varet direkt nga Prefektura. Që prej ditësh banorët por edhe media ka vlerësuar faktin se prefekturat sidomos në Vlorë e në Fier nuk kanë qenë në nivelin që kërkonte situata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?