Skema e grabitjes së 7.5 mln lekëve: “Mos bëni asnjë lëvizje se do qëllojmë”

Grabitet makina që transferonte paratë e Drejtorisë se Përgjithëshme të Transportit Rrugorë në Durrës. Autorët kanë mundur të marrin nën kërcënimin e armëve rreth 7.5 milionë lekë të rinj, para të cilat ishin duke u transportuar nga një firmë private sigurie nga “DPSHTRR” në drejtim të një banke të nivelit të dytë.

Sipas Policisë, ngjarja është regjistruar pasditen e sotme (14 dhjetor) në lagjen 14 të qytetit bregdetar, e njohur si lagjia ”Shkozet”, pak metra larg nga DPSHTRR. Mjeti i blinduar i kompanisë private shoqërohej nga dy efektivë të armatosur. Sulmi ndaj tyre ka ndodhur në momentin që kanë ndaluara para filialit të bankës për të bërë dorëzimin e parave. Në këtë moment, dy persona të maskuar dhe të armatosur të cilët i kanë thënë rojeve private: “hidhni armët dhe mos bëni asnjë lëvizje pasi do tu qëllojmë”.

Efektivët e kompanisë private të sigurimit janë gjëndur të papërgatitur dhe nuk kanë bërë rezistencë. Autorët pasi kanë marrë paratë janë larguar me një makinë tip Benz në drejtim të Shijakut. Efektivët e policisë privatë që kryenin transportin e parave lajmëruan menjëherë qendrën e tyre dhe nga aty informohet edhe policia e shtetit, e cila u vu menjëherë në lëvizje. Efektivet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?