Skema e tjetërsimit të 36 hektarëve tokë në Spille, në hetim edhe 7 persona

Report Tv zbardh detaje të reja nga dosja e tjetërsimit të 36 hektarëve tokë në bregdet në Spille. Përveç 11 personave të arrestuar, pritet prangosja e zyrtarëve të tjerë, ndërsa mësohet se aktualisht janë 7 në hetim.

Zyrtarët e përfshirë përdornin njerëz të besuar për tjetërsimin. Toka fillimisht regjistrohej ne emër të personave të besuar.  Të akuzuarit vepronin prej 2011, duke u marrë ID, 120 banorëve dhe i bënin këta shtetas pronarë pa pasur dijeni, më pas tokën e shisnin te persona të tjerë.

Veç këtyre të pandehurve bëhet fjalë edhe për 7 zyrtarë të tjerë lokal në Kavajë që janë në hetim dhe pritet që të ketë procedime të tjera penale. Gjithçka nisi me një denoncim të kreut të qarkut Aldrin Dalipi për tjetërsimin e vulës dhe firmës. Të përfshirë janë të përfshirë, bashkia, hipoteka, AKKP, ndërsa hetimet vijojnë nga prokuroria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personat në hetim deri tani

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë

2. Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë

3. Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë

4. Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë

5. Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë

6. Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë

7.Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës,  Kavajë

8. Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë

9.Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë

10. Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë

11 Seid Cikalleshi,  ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë

seid cikalleshi
seid cikalleshi
Vendimi i gjykates se Kavajes

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?