Skenarët për 1760 shkollat, ministrja Kushi: 97 % e studentëve kanë askses në internet
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, thotë se situata është e vështirë, tepër sfiduese. ”Ne jemi të gjithë në Ministrinë e Arsimit, por edhe në institucionet në varësinë tonë jemi të përkushtuar maksimalisht për t’ia dalë në këtë situatë të vështirë. Është sfidë e madhe. Protokollet e anti-covid vlerësohen maksimalisht në institucionet tona”, tha ajo.
Duke folur për rregullat e reja për zhvillimin e mësimit në mënyrë të kombinuar online dhe në klasa, Kushi tha se ky është vendim është marrë nga Komiteti i Ekspertëve Teknikë duke parë ecurinë e pandemisë Covid-19.
“E para, shkollat nuk janë mbyllur dhe e shoh që interpretohet sikur ato janë mbyllur, ne po zbatojmë një skenar, i cili është shumë fleksibël. Aty ku ka numër të lartë të nxënësish, ku ka pasur raste të infektuarish duhet të përdoren strategji të tjera. Ne kemi informacion për çdo shkollë dhe ne nga 1760 shkolla në gjithë vendin, në 1100 shkolla, 68% e nxënësve e bëjnë mësimin vetëm me një turn, por ka raste që e bëjnë edhe me disa turne”, tha në ”Euronews”.
Për më tepër, sa i takon zhvillimit të mësimit online, ministrja nënvozoi se universitet janë më të përgatitura për të ndihmuar studentët në përvetësimin e dijeve. Ajo theksoi se sipas raportimeve që kanë bërë universitet, rezulton se 97 % e studentëve kanë askses në internet.
“Pati problematika,por këtë vit universitetet janë më të përgatitura. Gjatë këtyre muajve të parë ne kemi qenë në të gjitha shkollat ku ka klasa kolektive. Buxheti i arsimit të lartë parashikon investime në infrastrukturën digjitale, është bërë shumë, por duhet të bëjmë më shumë. Nga komunikimi që kam me universitet, rezulton se 97 % e studentëve kanë akses në internet”.