FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SONDAZHI/ PS-PD-LSI: 600-530-200

Nga Eduard Zaloshnja/Nga ekstrapolimi i të dhënave të një sondazhi që zhvillova ditët e fundit, rezulton se rreth 650 mijë banorë të Shqipërisë me të drejtë vote janë të vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhje të parakohshme, nëse ato zhvillohen sot.

Ndërsa rreth 150 mijë të tjerë janë të pavendosur nëse do të marrin pjesë në votim.

Reth 600 mijë votues janë të vendosur për të votuar për PS-në; rreth 530 mijë votues janë të vendosur për të votuar për PD-në; rreth 200 mijë votues janë të vendosur për të votuar për LSI-në; dhe rreth 70 mijë janë të vendosur për të votuar partitë e tjera të vogla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarsisht gadishmërisë për votim, vetëm 27% e të anketuarve ishin të kënaqur me punën e qeverisë dhe vetëm 20% e të anketuarve ishin të kënaqur me punën e opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetjes se kush duhet ta luaj rolin kryesor në pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar ,70% e të anketuarve iu përgjigjën “Vëzhguesit ndërkombëtarë”; 18% e të anketuarve iu përgjigjën “Partitë shqiptare”; dhe 12% iu përgjigjën “Nuk e di”. Respublica.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?