Sonte flet de Biasi

 

De Biasi sonte e vendos se a do të rrijë apo do largohet nga trajner. “Shqipëria mbret i Shqipërisë” do të  titullohet inervista që do të jap trajneri i kombëtares Gianni de Biasi për televizionin e famshëm italian “Sky Sport Italia’ në emisionin “Sky Football Night” në orën 22:40.

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio që bën të ditur lajmin e intervistës thuhet se në Shqipëri De Biasi është pritur si një hero pas suksesit historik që arrti me kombëtaren shqiptare pas fitores që arriti 3-0 me Armeninë.

Gazetari italian thotë se në Shqipëri janë ende të freska emocionet e kualifikimit dhe festa që bënë shqiptarët për të sukses historik. Në intervistën që do të jap De Biasi në “Sky Sport” do të flas për rrugëtimin që bëri kombëtarja deri tek realizimi i ëndrrës historike.

De Biasi për herë të parë për një kanal italian do të flas edhe për të ardhmen e tij si trajner në krye të stolit kuq e zi ku do të hedh dritë lidhur me zërat që janë folur ditët fundit në media që thonin  se ai mund të largohet.

Për më shumë ndiqni intervistën e Gianni de Biasit në Sky Sport Italia sonte në orën 22:40

SHKARKO APP