Sot provimi i fundit për maturantët! Testojnë njohurinë në lëndët me zgjedhje

Maturantët, do të testojnë sot njohuritë e tyre në lëndët me zgjedhje. Ky është provimi i fundit i maturantëve, të cilët mbyllin kështu një cikël shkollor, për të filluar një sfidë të re, atë të universitetit.

Më herët, maturantët janë testuar në provimin e Gjuhë- Letërsisë, test ky i cili ka ngjallur reagime të shumta pasi nxënësit kanë akuzuar ministrinë e Arsimit se teza e provimit kishte shumë gabime dhe pyetje që nuk testonin njohurit, por i ngatërronte ato.

Pyetja e famshme “Çfarë bëri Turi” dhe përfshirja e autorit Lasgush Poradeci ngriti maturantët në protestë për 3 ditë me radhë, e ndërsa Ministria e Arsimit si përfundim njoftoi se pyetjet që janë kundërshtuar nuk do të jenë pjesë e vlerësimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, ndryshe nga sa ndodhi me Gjuhë-Letërsisë, për maturantët provimi i matematikës ishte i nivelit mesatar. Ajo që është vënë re para se të niste testi, por edhe gjatë protestave, masat COVID-19 nuk janë respektuar. Jashtë oborrit të shkollës, maturantët rrinin në grupe të mëdha, pa respektuar distancimin social.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?